E diel, 19 Janar, 2025

Fatmir Spahiu për rastin e 3-vjeçarit: Pranimi në Fakultet të Edukimit të jetë më i vështirë se në Mjekësi

- Advertisement1-

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar pas rastit të 3-vjeçarit ndaj të cilit dyshohet se është ushtruar dhunë nga edukatoret në çerdhën “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Spahiu ka thënë se pranimi në Fakultetin e Edukimit duhet të jetë më i vështirë se në atë të mjekësisë.

- Advertisement -

“E kam shkru me heret po e them prap, Fakulteti i Edukimit, pra fabrika e mesueseve, pranimi ne te, duhet te jete me i veshitre se ne mjeksi. Kurse per te gjithe te tjeret, te diplomuar me vagona, testiiiiiiiim ne cdo aspekt. Te miret mbesin, te tjereve ju gjindet vendi, te dhunshmit dhe te paditurit jau gjun nje top dhe vrap neper livadhe.”, ka thënë ai.

Tutje ai ka shkruar se fëmija tre vjeçar nuk ëhstë i vetmi i lënduar aty, por edhe audienca prej 50 fëmijëve të cilët, siç tha ai, tenton të diciplinohet përmes rrahjes së njërit.

“Per sa i perket rastit, femija tre vjecar nuk eshte i vetmi i lenduar aty, por edhe audienca prej 50 e kusur femijeve qe tenton te disciplinohet permes rrahjes se njerit.”, përfundoi aktori.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...