Fatlume Mehmeti, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Skenderaj

- Advertisement -

Në Ditën e Mësuesit, Fatlume Mehmeti është vlerësuar me çmimin si Mësuese e Dalluar në Komunën e Skenderajt dhe gjithashtu është nominuar për Çmimin “Shaban Jashari”, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo falënderoi kolegët, nxënësit dhe prindërit që e kanë besuar dhe mbështetur gjithmonë.

- Advertisement -

“Puna ime është e mbushur me pasion dhe përkushtim për të edukuar dhe formuar brezat e ardhshëm, dhe këto shpërblime më motivojnë edhe më shumë të vazhdoj përpara.
Një falenderim të veçantë për Drejtorinë e Arsimit në Skenderaj, për vlerësim, mbështetje dhe bashkëpunim!”

“Gëzuar Ditën e Mësuesit, dhe uroj që të vazhdojmë të rrisim një arsim të cilësisë së lartë dhe të përkushtuar për çdo fëmijë!”, ka thënë mësuesja Fatlume.

- Advertisement -