Fatime Sadiku është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se arsimtarja Fatime është një mësimdhënëse e jashtëzakonshme, e cila e ushtron profesionin e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe kreativitet.
Njoftimi i shkollës “Shkëndija” në Hajvali:
Mësimdhënësja e dalluar e vitit shkollor 2025/2026
Këshilli i mësimdhënësve të shkollës sonë ka zgjedhur arsimtaren Fatime Sadiku, mësimdhënëse e gjuhës shqipe, si Mësimdhënëse e Dalluar për këtë vit shkollor.
Arsimtarja Fatime Sadiku është një mësimdhënëse e jashtëzakonshme, e cila e ushtron profesionin e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe kreativitet. Ajo shquhet për angazhimin e vazhdueshëm në procesin mësimor dhe për qasjen motivuese ndaj nxënësve.
Me përvojën dhe përkushtimin e saj, ka shërbyer si mbështetje dhe frymëzim për kolegët dhe nxënësit, gjithmonë e gatshme për të ndarë dijen dhe përvojën profesionale.
Urime dhe suksese të mëtejme arsimtares Fatime Sadiku!
