Fatbardha Istrefi Avdiu është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se Fatbardha njihet për punë, përkushtim, vullnet dhe palodhshmëri në ligjërimin e lëndës së gjuhës dhe detyrat që i ngarkohen.
Njoftimi i shkollës:
Përzgjedhet Mësuesi i dalluar
Në mbledhjen e KA, me vota të mjaftueshme, u përzgjodh: Mësues i dalluar, profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Fatbardha Istrefi Avdiu.
Fatbardha njihet për punë, përkushtim, vullnet dhe palodhshmëri në ligjërimin e lëndës së gjuhës dhe detyrat që i ngarkohen. Njëherit, përherë përshfaqë gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim me kolegët dhe nxënësit të cilët përherë i ka në fokus.
Ajo reformohet çdo ditë dhe shquhet për bashkëkohësi në ide, për profesionalizëm, motivim e nxitje të kreativitetit të nxënësve, gjithnjë në ngritje të cilësisë në procesin mësimor dhe arritje të rezultateve sa më të larta të tyre.
Veç ligjërimit të lëndës që zotëron, ajo shquhet për organizim dhe realizim të aktiviteteve kurrrikulare e jokurrikulare me nxënës. Afria me ta, fleksibiliteti , pjesmarrja dhe trajtimi i barabartë pa dallim i tyre nëpër projekte dhe aktivitete shkollore, e bëjnë atë një mësimdhënëse karizmatike dhe të dashur për nxënësit.
Karizma e saj prej një punëtoreje të përkushtuar, natyra dhe karakteri njerëzor i saj, bashkëpunimi me aktivet profesionale, respekti që tregon për secilin, përmbushja e çdo nevoje në interes të kolektivitetit etj. e bëjnë të veçantë atë.
Profesoreshë Fatbardha, një misionare e arsimit, model i një mësimdhënësje të dalluar dhe meritore për epitetin: – Mësues i dalluar.
Urime dhe suksese, profesoreshë Fatbardha!
Urojnë: drejtoria e shkollws, administrata, kolegët, nxënësit, stafi teknik dhe prindërit!
