Fatbardha Ahmeti është zgjedhur Mësuese e Vitit në “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë:
MËSIMDHËNËSE E DALLUAR🌟
Përzgjedhja e mësimdhënësit të vitit shkollor 2025-2026
Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se znj. Fatbardha Ahmeti është zgjedhur Mësuese e Vitit nga Këshilli i Mësimdhënësve.
Ky vlerësim vjen si rezultat i profesionalizmit të saj të lartë, përkushtimit të vazhdueshëm në punën me nxënësit, si dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e shkollës dhe me prindërit.
Me punën e saj shembullore, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në krijimin e një mjedisi pozitiv për nxënësit.
E urojmë znj. Fatbardha Ahmeti për këtë vlerësim të merituar dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim! 🌸📚
