Fatbardh Sadriu diplomon në Fakultetin e Mjekësisë

- Advertisement -

Edhe një Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme i shtohet Gjilanit

- paragrafi 1 -

Ai është Fatbardh Sadriu nga Gjilani.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur vet Fatbardhi në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Një ëndërr që u bë realitet! Doktor i Mjekësisë.

- Advertisement -

Ky udhëtim nuk ka qenë asnjëherë i lehtë – por çdo sfidë, çdo mëngjes i hershëm dhe çdo natë e gjatë, ia vlejtën.

Por kjo ditë nuk është vetëm për mua – është për familjen time që më mbështeti në çdo hap, për profesorin (Prof. Dr. Gani Bajraktari) që më formoi si profesionist, dhe për Prof. Dr. Ibadete S. Bytyçi dhe Prof. Dr. Shpend Elezi! Krenar që isha krah tyre!

Këtë sukses e dedikoj për më të dashurit e mi!

Ky nuk është fundi. Është fillimi i një rrugëtimi ku çdo ditë do të jetë një mundësi për të qenë pranë jetës, për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për të ndihmuar.

Me përulësi dhe krenari, e nis këtë rrugë si mjek.
Dr. Fatbardh A. Sadriu