E premte, 20 Shtator, 2024

Familjarët e akuzojnë se e rrahu nxënësin, mësimdhënësi e mohon: Nuk i rashë shuplakë, është i pasjellshëm

- Advertisement1-

Në Dragash ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Në një shkollë në këtë qytet, është raportuar se një mësimdhënës e ka rrahur një nxënës, i cili mëpastaj është ankuar në Policinë e Kosovës. Mësimdhësi që po akuzohet për këtë çështje, e ka mohuar rastin, gjersa familjarët e nxënësit theksojnë se fëmiju ka pasur lëndime fizike si pasojë e rrahjes. Ndërsa për ndodhinë në shkollë, drjetori i Arsimit në Dragash, Selim Kryeziu, i cili paralajmëroi masa për personat në përfshirë në këtë rast.

Në një prononcim për Nacionalen, një familjar i nxënësit tha se ai ka pasur lëndime fizike dhe se mbi të është ushtruar edhe dhunë psiqike.

- Advertisement -

“Po ka pasur lëndimë fizike, dhunë psiqike, brenda objektit të shkollës. Ka pasur dhunë prej Drejtorit të shkollës, e kemi edhe raportin që e kemi dërgu tek mjeku. Ka thënë se e ka goditur në kokë, në fytyrë. Drejtori nuk po i jep imunitet, po i thotë që ta bëjë më zi sesa ta ka bërë arsimtari. I ka dhënë dhunë psiqike, i ka thënë mos gabo me hip në emergjencë. Ne e kemi pasur tek psikologu, i ka qit disa terapi. Nuk don me dalë në shkollë sepse po ka frikë që mund të ndodhë e njëjta.”, ka thënë njëri nga familjarët.” – tha familjari i nxënësit që raportohet të jetë rrahur.

Nacionale ka kontaktuar sot edhe me mësimdhënësin që dyshohet se ka rrahur nxënësi, Fitim Tërshnjaku, i cili i mohoi të gjitha akuzat se e ka rrahur nxënësin. Arsimtari Tërshnjaku, ka thënë se edhe nxënës

të tjerë ishin ankuar për nxënësin në fjalë. Tutje, mësimdhënësi ka thënë se nuk e ka prekur me dorë, ndonëse thotë se vetëm e ka kapur me forcë për xhakete

“Dje isha kujdestar ditor, tre katër herë i njëjti nxënës në pushim të gjatë e të shkurtër del në mënyrë të pakontrolluar. Në pushimin e shkurtë pas orës së 5-të, erdhën dy nxënës dhe mu ankuan për këtë person. Nxënësi është në 9/3. Ato mu ankuan se ky nxënës bashkë me një shok tjetër po i ngacmojnë. Unë jam i vetmi arsimtar që kam bëtë diskriminim pozitiv ndaj atij nxënësi, pasi ka pasur nota të dobta dhe unë ja kam vënë 2-sh duke ja njohur prindin. Aty janë kamerat e sigurisë dhe janë edhe nxënësit. Ai kish dhënë deklaratë gjoja unë i kam dhënë shuplakë. Ia ngjita me forcë dhe më të vërtetë e kam futur në klasën e tij. Është pak i pasjellshëm. Aty nuk ka pasur kurrfarë dhune. Më shajti pak dhe më tha që kam me e lajmëru policinë”, ka thënë tutje ai.

Në një prononcim për Nacionale, Kryeziu e ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në shkollën ’Sezai Surroi’ dhe se ka thënë se do të kthejnë kamerat e asaj dite për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

“Jemi të njoftuar me rastin, rasti ka ndodhur në shkollën ‘Selami Hallaçi’, për momentin kam kontaktuar me drejtorin e shkollës dhe pritet që të shikohen kamerat e asaj dite se kur ka ndodhur rasti, me pas do të ndërmarrim masat e duhura ndaj arsimtarit, po presim të shohim kamerat pasi që gjithçka aty filmohet dhe më pas shohim për rastin.” – ka thënë Kryeziu për Nacionale.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa drejtori i shkollës “Sezai Surroi”, i kontaktuar nga Nacionale, ka refuzuar të komentojë ngjarjen që ndodhi në objektin që ai drejton.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me kryetari e Komunës, Bexhet Xheladini, i cili tha se është në dijeni për këtë rast.

“Po jemi në dijeni në lidhje me rastin, për momentin rasti është në procedurë më shumë nuk mund të jap detaje”, ka thënë Xheladini.

Ndërsa, Policia e Kosovës në mëngjes kishte njoftuar se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash.

Tutje ishtë bërë e ditur se viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Nacionale/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...