Shkolla Fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc ka pranuar një donacion të veçantë nga familja Sylejmani, e cila ka dhuruar rroba kombëtare për nevojat e aktiviteteve kulturore dhe artistike të shkollës.
Ky gjest bujar paraqet një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e traditës shqiptare tek nxënësit, duke ndihmuar që vlerat kulturore dhe kombëtare të përcillen me krenari te gjeneratat e reja.
Drejtoria, arsimtarët dhe nxënësit e shkollës kanë shprehur mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj familjes Sylejmani për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj arsimit dhe kulturës.
Rrobat kombëtare do të përdoren në manifestime shkollore, programe festive dhe aktivitete të ndryshme kulturore që organizohen nga shkolla.