E diel, 23 Shkurt, 2025

Familja rekord e 19-vjeçarit, një baba, 27 “nëna” dhe 149 vëllezër e motra

- Advertisement1-

19-vjecari Merlin Blackmore ka një baba, 27 “nëna” dhe 149 vëllezër e motra.

Ka lindur dhe është rritur në një sekt mormon fondamentalist në Kanada dhe i riu është ndërgjegjësuar për veçantinë e gjendjes së tij familjare vetëm në moshën 16-vjecare, kur dhe u regjistrua në një shkollë publike.

- Advertisement -

Tani, që ka braktisur sektin dhe është zhvendosur në SHBA, Merlin ka treguar eksperiencën e tij në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok.

“Në shkollë të mesme mësonim ligjet e vendit dhe zbulova ligjin kundër poligamisë, në një kapitull të tërë që i ishte dedikuar familjes sime“, tregon ai. Sidoqoftë, i riu nuk tregon zemërim kundrejt të atit, Uinston Blackmor, 64 vjec, që në vitin 2017 u dënua me 6 muaj burg.

Merlini tregon se ka shtatë vëllezër gjaku, të lindur nga të njëjtët prindër. Me 142 të tjerët ndan të atin. Më të moshuarit janë tani mbi të 40-tat, ndërsa më i vogli nuk ka mbushur akoma një vjeç.

Sidoqoftë, jo të gjitha 27 gratë e të atit kanë pasur fëmijë, vetëm 22 prej tyre. E gjithë familja mblidhet me raste të mëdha, siç është Festa e Falenderimeve. Të gjithë fëmijët, thërrasin “ma” nënën e tyre dhe nënë gratë e tjera të babait. /tch/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...