E diel, 8 Shtator, 2024

Familja me 4 fëmijë të vogël apel për ndihmë: S’i ngop dot me bukë…

- Advertisement1-

Me 4 fëmijë të mitur jeton në varfëri familja Plepi nga Maliqi. Përmes Report Tv, apelojnë për ndihmë, pasi përpos varfërisë ekstreme nuk kanë mundësi të kurojnë vajzën 7-muajshme e cila ka lindur me probleme të frymëmarrjes. Denar Plepi nuk i ndal lotët.


“Nuk ngop dot fëmijët me bukë”, tha ai.

- Advertisement -

Babai i katër fëmijëve qan për foshnjën 7 muajshe, të cilën nuk ka mundësi ta kurojë.

“Një herë në muaj do e çojë në Tiranë, nuk kam mundësi që të ndjke, merr lekë borxh nëpër komshinj. Me çfarë lekësh do i marr ilaçet, do qumësht dhe s’kam me ça t’ja marrë”, tha babai me lot në sy.

Alkida ka lindur me sëmundje gjenetike “fibroze cistike”, që i shkakton vështirësi në frymëmarrje. Mjekimet janë të shtrenjta për familjen Plepi,e cila jeton në kushte të mjerueshme, në fshatin Sheqeras të Maliqit.

“Nuk ia dalim dot, nuk kam me çfarë t’i marrë ilaçet. Po vjen dreka fëmija s’ka ngrenë ende mëngjesin, asnjëri nuk ka grenë bukë”, tha nëna.

Ne këtë dhomë ku dritaret e dyert mungojnë e tavani pikon, çifti Plepi rrit 4 fëmijët mitur të moshës nga 5 vjeç deri në 7 muajsh. Të ardhurat e vetme janë ndihma ekonomike prej 6 mijë lekësh në muaj dhe puna sezonale e kryefamiljarit, që mbledh bimë medicinale në mal.

Ndërsa nëna kujdeset për të vegjlit, ndërsa thotë se i duhet të udhëtojnë shpesh drejt Tiranës për të mjekuar foshnjën.

- Advertisement -rrrrrrr

“Në mngjes do i bësh avullin se ndryshe bllokohet, duhet të pijë ilaçet, e kemi çuar në Tiranë me oksigjen dhe serum”, tha ajo.

Denar Plepi tregon për Report Tv se janë detyruar të marrin borxhe dhe kredi për të kuruar vajzën dhe tashmë janë në vështirësi për të kryer pagesat. Ndërsa ka trokitur dhe në bashkinë e Maliqit për strehim por nuk ka marrë përgjigje.

“Kam vajtur në bashki më thonë duhet të kesh të ardhura që të përfitosh shtëpinë. Unë po t’i kisha nuk veja kërkoja shtëpi atje në bashki”, tha Denari.

Përmes Report Tv prindërit e 4 fëmijëve apelojnë për ndihmë.

“I drejtohem kujdo që më dëgjon të më ndihmojë për vajzën, veni dorën në zemër për fëmijët e mi. Të paktën t’i marr ilaçet dhe ushqimin vajzës së vogël” tha nëna.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...