E shtunë, 27 Korrik, 2024

Familja e pathyeshme: Të gjithë janë të prekur nga çrregullimi gjenetik, që i bënë të mos ndjenjë dhimbje fizike

- Advertisement1-

Shkencëtarët u interesuan për këtë fenomen. Gjatë kërkimit të tyre, ata zbuluan një mutacion në gjenin ZFHX2.

Dhimbja kronike prek miliona njerëz, të cilët jo vetëm që vuajnë, por edhe rrezikojnë të bëhen të varur nga ilaçet që përdoren për ta trajtuar atë. Një raport i ri për gjashtë anëtarë të një familjeje italiane prej tre brezash, të cilët nuk ndjejnë djegie, thyerje kockash, madje edhe ekstraktet e specit djegës të vendosur në lëkurën e shpuar.

- Advertisement -

Pra anëtarët e familjes Marsili nuk ndjejnë pothuajse asnjë dhimbje fizike.

Sipas Letizia Marsili, ajo filloi të vinte re se nuk ndjente shumë dhimbje që në fëmijëri, madje më vonë kolegët e quanin ‘supergrua’. Kishte disa raste në familjen e tyre kur dikush thyente një kockë dhe as që e kuptonte. Madje kjo i ndodhi nënës së moshuar.

Vetë Letizia një herë e ndrydhi kyçin e këmbës gjatë një pushimi dimëror dhe eci pa asnjë problem me një këmbë të fryrë për 2 javët e mbetura të udhëtimit.

Djali i saj Bernardo një herë ra nga një biçikletë dhe theu krahun, por as që e vuri re. Motra e Letizias, Maria, e ka djegur veten me pije të nxehta disa herë dhe as që e ka vënë re.”’Ne në fakt ndjejmë dhimbje, por ajo zgjat vetëm disa sekonda”, thotë njëra prej tyre.

Shkencëtarët u interesuan për këtë fenomen. Gjatë kërkimit të tyre, ata zbuluan një mutacion në gjenin ZFHX2. Dr. James Cox nga University College London thotë se sistemi nervor i anëtarëve të kësaj familjeje reagon në një mënyrë që nuk ngjan me ato të gjithë njerëzve të tjerë.

“’Nëse ne zbulojmë arsyen e mungesës së dhimbjes, atëherë ndoshta kjo do të na ndihmojë të krijojmë një brez të ri ilaçesh kundër dhimbjes”, -thotë Cox.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...