E hënë, 24 Shkurt, 2025

Falë kësaj vajze, gjuha shqipe u fut në Universitetin e Harvardit

- Advertisement1-

Studentja në Universitetin e Harvardit, Edona, e cila u bë nismëtarja për futjen e gjuhës shqipe në këtë institucion arsimor, thotë se aktualisht ajo dhe një student tjetër janë duke e mësuar atë.

Cosoviç u shpreh se mësuesi i gjuhës shqipe në Harvard është një shqiptar nga Kosova.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Cosoviç nënvizoi se miqtë e saj të huaj në universitet kanë shprehur interes për të mësuar gjuhën shqipe.

“Unë jam një nga studentet, është edhe një djalë që me mua mëson shqip. Po bëjmë prezantime. Unë kam lexuar një poezi të Naim Frashërit. Ai ka prezantuar diçka tjetër. Është shumë mirë që të flasim shpesh shqip dhe të provojmë ta shkruajmë. Unë nuk di të shkruaj mirë, më mirë e flas. Mësuesi është shqiptar nga Kosova, më ndihmon shumë si të flas në gjuhën standarde. Unë e kam mësuar shqipen nga prindërit, duke folur në shtëpi.”, ka deklaruar ajo.

“Është shumë interesante. Si unë, ka edhe 11 shqiptarë të tjerë në Harvard, kemi personalitet shumë të madh. Duket shumë interesante që e kemi bërë të mundur. Thonë për ne, a nuk e kanë pasur gjuhën shqipe? Ne jemi një grup shumë aktiv në kampus. Shoqet dhe shokët e mi janë të interesuar për ta mësuar gjuhën shqipe në të ardhmen”, theksoi ajo përcjell albinfo.ch.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...

Mësuesja Ganimete Beqiri, një prej figurave më të ndritura të arsimit

Mësuesja Ganimete Beqiri është një prej figurave më të ndritura të arsimit, një edukatore...

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...