E hënë, 24 Shkurt, 2025

Fakulteti i Mjekësisë kërkon verifikim të etnisë për studentët joshqiptarë

- Advertisement1-

Në fakultetin ku vlerësohet konkurrenca më e madhe për të marrë indeksin e studentit nuk zgjidhen format për t’u pranuar. Për këtë Fakulteti i Mjekësisë ka paralajmëruar kandidatët nga lista e komuniteteve joshumicë se nuk konsiderohen të pranuar deri në verifikimin e përkatësisë etnike nga organet kompetente. Ka dyshime se vendet e tyre në të kaluarën i kanë zënë studentët shqiptarë.

Vit pas viti janë ngritur dyshime e janë bërë denoncime për regjistrimin e studentëve shqiptarë në vendet e rezervuara për komunitetet joshumicë në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

E Fakulteti i Mjekësisë ka paralajmëruar studentët se do të ketë verifikim të etnisë.

“Kandidatët nga lista e komuniteteve joshumicë nuk konsiderohen të pranuar deri në verifikimin e përkatësisë etnike nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Mjekësisë.

Sipas burimeve, Fakulteti do t’i dërgojë dosjet për verifikim në Inspektoratin e Arsimit.

Por Inspektorati i Arsimit nuk i ka marrë ende përgjigje lidhur me dosjet që i ka deponuar vitin e kaluar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Derisa studentët janë paralajmëruar në konkursin e Universitetit se do të ndiqen penalisht për falsifikim të etnisë, deri më tash institucionet nuk kanë gjetur shkelje, meqë deklarimi i etnisë konsiderohet si zgjedhje e lirë.

Burimet në Inspektorat thonë se problemi i regjistrimit të aplikuesve shqiptarë në vend të komuniteteve joshumicë asnjëherë nuk është zgjidhur.

- Advertisement -rrrrrrr

Në bazë të listës përfundimtare të kandidatëve në Fakultetin e Mjekësisë, në total janë 12 aplikues nga komunitetet me pikë të mjaftueshme për Drejtimin Mjekësi e Përgjithshme e 2 në Stomatologji. Sipas njoftimit, pranimi i tyre do të bëhet pas verifikimit të etnisë.

Ky fakultet është i njohur për konkurrencë të madhe. Sivjet janë pranuar 166 studentë shqiptarë nga Kosova nga 836 sa kanë aplikuar. /KOHA.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...