Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP shënon 58-vjetorin: Gjithçka për zhvillimin e Kosovës

- Advertisement -

Me një ceremoni solemne Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Prishtinës festoi 58 vjetorin e themelimit, me zotimin se ka bërë dhe do të bëjë çdo gjë për zhvillimin e Kosovës.

- paragrafi 1 -

I themeluar në vitin 1967, ish-Fakulteti i Makinerisë u tha se nuk e pati fare të lehtë ekzistencën dhe zhvillimin, por sfidat e ndryshme jo vetëm akademike gjatë historisë, e bënë këtë fakultet, personelin mësimor të tij dhe studentët, më të fortë e më të qëndrueshëm.

- Advertisement -

Fakulteti e ka synim përmirësimin e vazhdueshëm të mësimdhënies, kërkimit shkencor, pajisjeve laboratorike, ndërsa me punë të përditshme forcon lidhjet me industrinë, ndërmarrjet prodhuese dhe tregun e punës.

Nga drejtuesit e FIM-it doli e dhëna se 95 për qind e atyre që diplomojnë në këtë fakultet në nivelin bachelor janë të punësuar, ndërsa u bë e ditur se po punohet që punësimi te ata që kryejnë nivelin master, të jetë i qindpërqindtë.

Në 58 vjetorin e fakultetit që nisi punën para themelimit të Universitetit të Prishtinës, u tha që investimi në dije është investimi më i mirë i mundshëm.

- Advertisement -

Para të pranishmëve folën rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof. Mirlind Bruçi, akademiku Jorgaq Kaçani dhe disa nga profesorët me kontribut jetësor në këtë fakultet.

Gjithashtu, me mirënjohje u nderuan profesorët me arritje të jashtëzakonshme të FIM-it, ata që e përfunduan karrierën akademike në këtë fakultet dhe disa nga drejtuesit e institucioneve partnere.