Fakulteti i Filologjisë ka dhënë një lajm të mirë. Ky Fakultet ka njoftuar se është akdredituar në disa programe, shkruan AlbanianEducation.net.
Gazetaria – Bachelor (5 vite), Gazetaria dhe Marrëdhëniet me Publikun – Master (3 vite), Gjuhë dhe Letërsi Gjermane – Bachelor (3 vite), Gjuhë dhe Letërsi Frënge – Bachelor (3 vite).
Njoftimi i plotë:
Lajm i mirë për Fakultetin e Filologjisë!
Fakulteti i Filologjisë vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj cilësisë akademike dhe zhvillimit të vazhdueshëm institucional.
Me kënaqësi ju njoftojmë se janë akredituar programet e mëposhtme të studimit:
✅ Gazetaria – Bachelor (5 vite)
✅ Gazetaria dhe Marrëdhëniet me Publikun – Master (3 vite)
✅ Gjuhë dhe Letërsi Gjermane – Bachelor (3 vite)
✅ Gjuhë dhe Letërsi Frënge – Bachelor (3 vite)
Ky sukses është rezultat i angazhimit të stafit akademik dhe administrativ, si dhe i punës së vazhdueshme për përmbushjen e standardeve më të larta të cilësisë në arsimin e lartë.
Akreditimi i këtyre programeve përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm të cilësisë së tyre akademike dhe një garanci për studentët tanë se do të vazhdojnë të ndjekin studime në programe bashkëkohore, konkurruese dhe të orientuara drejt nevojave të tregut të punës.
Urime të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje të rëndësishme për Fakultetin e Filologjisë!