Fakulteti i Edukimit me një njoftim të veçantë



nder titull

- Advertisement5 -

Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës ka akredituar programin e ri Bachelor në Teknologji Arsimore, një program që synon të ndërthurë teknologjinë, programimin, inteligjencën artificiale, sipërmarrësinë dhe edukimin.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të fakultetit, programi i ri është konceptuar për t’u përgjigjur nevojave të kohës dhe për të përgatitur profesionistë të aftë për të kontribuar në transformimin digjital të sistemit arsimor.

- Advertisement - M1

Një lajm inkurajues për studentët e ardhshëm vjen edhe nga bashkëpunimi ndërkombëtar i programit. Universiteti Linnaeus në Suedi ka konfirmuar mobilitetin në kuadër të programit Erasmus+, duke u mundësuar katër studentëve të Teknologjisë Arsimore të ndjekin studimet për një semestër në këtë universitet dhe të përfitojnë përvojë akademike ndërkombëtare.

Fakulteti i Edukimit fton të gjithë të rinjtë e interesuar për teknologjinë, programimin, inovacionin dhe arsimin që të bëhen pjesë e gjeneratës së parë të këtij programi, i cili synon të krijojë profesionistët e së ardhmes në fushën e teknologjisë arsimore.

Shqip | English