E martë, 19 Nëntor, 2024

Fajton Softa: Siguria në shkolla duhet të certifikohet, duhen bërë kontrolle me detektorë dhe të vendosen kamera

- Advertisement1-

Rreziku që ka prekur shumë shkolla në Amerikë dhe së fundmi dhe në Serbi, është një rrezik real dhe kërkon masa parandaluese.

Ndaj kërcënimi i disa ditëve më parë për bomba në shkollat e vendit tonë duhet parë me seriozitet duke mos u mjaftuar vetëm me kontrolle rutinë të patrullave të policisë.

- Advertisement -

Ku duhet të konsistojë siguria në shkollat tona?

Siguria në shkolla fillon nga perimetri i largët, i afërt, brendia e shkollës, oborri, rrethimi dhe ambientet e brendshme.

Siguria fillon qysh me transportin e fëmijëve, fugonët dhe standardet e lëvizjes së tyre, stacionet e qëndrimit në qytet, vend ndalimet e tyre në shkolla, oraret e ndalim-qarkullimit të mjeteve në oraret e fillimit dhe mbarimit të mësimit, dhe vazhdon me shkallët e emergjencës, dyert antipanik, dyshemetë dhe shkallët anti shivole, masat e mbrojtjes nga zjarri, planin e evakuimit në raste emergjence etj.

Sistemet e kontrollit me kamera, sistemet e kontrollit me detektor janë A-ja që duhet të ketë çdo institucion mësimor.

Kontrollet me kamera dhe detektor të drejtuesve, mësuesve, nxënësve, stafit të shkollës dhe çdo vizitori për sende të ndaluara nga rregullorja e shkollës ndihmojnë në parandalimin e ngjarjeve fatkeqe. Pra duhen patjetër kamerat e sigurisë, kjo është shumë e rëndësishme.

Asnjë individë nuk duhet të futet apo të dal nga shkolla pa u kontrolluar me detektor. Pra, e përsëris, vigjilenca nuk duhet të mungojë asnjë ditë dhe duhet të ekzistojë në çdo pikë hyrëse dhe dalëse në shkollë. Siguria ndaj fëmijëve është interesi më i madh i publikut të gjerë. Ndaj më mirë një fasadë jo e bukur, se sa mungesë sigurie brenda një shkolle.

- Advertisement -rrrrrrr

“Siguria në shkolla është një standard që duhet të certifikohet”

Gjithashtu theksoj se fonia (qendra e zërit, artopolantët) nuk duhet të mungojë në shkollat tona. Fonia duhet patjetër të vihet në zbatim në raste të fatkeqësive natyrore apo kërcënimeve e ngjarjeve ekstreme.

Sigurisht përpara se të shtohet kjo masë sigurie në shkolla duhet të jetë bërë një punë e mirë për trajtimin e sigurisë së brendshme të shkollës dhe marrjen në shqyrtim të rasteve ekstreme, fatkeqësive që mund të ndodhin.

Duhet të futen lëndë sigurie në shkolla, madje është e rëndësishme që në fillore. Vetëm kështu mund të rriten elementet e kulturës dhe të sigurisë jo vetëm në shkolla por më pas edhe në shoqëri. Nuk mund të kulturosh brezat duke i fshehur të vërtetat.

I qenësishëm është roli i stafit në shkollë jo vetëm ai i drejtorit. Por drejtori është më i rëndësishmi në institucionet shkollore, sepse përpara se të jetë mësues ai duhet të jetë një menaxhues i mirë. Disiplina, rregullat, kontrolli në shkollë etj, janë në duart e tij.

Ndërkohë mendoj se oficerët e sigurisë, janë një koncept i gabuar. Ato janë persona civilë që bëjnë kurse dhe pajisen me një certifikatë dhe roli i tyre është vetëm statistikor dhe koordinues. Realisht mungon policia në komunitet dhe bashkëpunimi i saj pa hallka të ndërmjetme.

Sa i përket çështjes së krimit kibernetik në shkolla. Sigurisht, shkollat kanë ueb-sajtet e tyre, kanë e-mail-et dhe çdo kontakt tjetër të mundshëm që disponojnë. Patjetër që krimi kibernetik mund të ndodh edhe aty. Për më tepër që të dhënat janë më sensitive sepse janë të dhënat e minorenëve. Ndaj rritja e nivelit të mbrojtjes kibernetike është më tepër se e domosdoshme.

Neglizhenca për sigurinë në shkolla është alarm më vete

Neglizhenca ndaj sigurisë në shkolla është alarm. Shkollat janë objekte të rëndësisë më të veçantë sepse ndjeshmëria publike është më e madhe aty. Destabilizimi që mund të krijohet nëpërmjet tyre do të ishte fatal.

Për destabilizim mund të ketë shumë motive ose inskenime. Jemi në një luftë hibride, çdo lloj destabilizimi mund të ndodh. Rreziqet e kërcënimeve si ai i javës që lamë pas mund të jenë edhe politike për arsye të ndryshme, mund të jenë dashakeqe të vendeve të huaja, duke qenë se Shqipëria gjithnjë e më shumë po bëhet një vend turistik.

Ndërkohë kemi shumë individë që janë të sëmurë mendor, ka njerëz të dëshpëruar nga ana ekonomike, të tjerë ndihen të bullizuar, ka ekstremistë fetar. Mund të jetë edhe për tymnajë.

Një ditë të gjithë këta faktorë mund të ekspozohen dhe mund të demonstrohen në shkolla, fatkeqësisht.

Është parë një neglizhencë për rastin e sigurisë në shkolla. Por pse neglizhohet? Neglizhohen sepse nuk thellohemi në analizën e riskut. Ne mund të reagojmë më mirë dhe më shpejt kur i dimë pasojat dhe në këtë mënyrë edhe parandalojmë.

Sigurisht, më mirë të parandalojmë duke shtuar të gjitha masat e sipërpërmendura të sigurisë.

©Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pamje që të thyejnë zemrën: Publikohet foto e shokëve të nxënësit 14-vjeçar që u vra me thikë, duke qarë

Martin Cani, 14-vjeçari që humbi jetën pas një sherri me thika mes adoleshentëve, ishte...

Nga Fiqiri Çifliku: Ka ardhur momenti të kujdesemi më shumë për edukimin

Si një letër hapur për prindër, mësues e institucione, për të mos neglizhuar asgjë... Ngjarja...

E dhimshme: Ky është nxënësi 14-vjeçar që vdiq pasi u ther me thikë

Martin Cani, 14-vjeçari që humbi jetën pas një sherri me thika mes adoleshentëve, ishte...

Sherr mes thika pranë shkollës “Fan Noli”, vdes nxënësi 14-vjeçar

Njëri nga adoleshentët e përfshirë në një sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli”,...