Kolektivi i shkollës “Bedri Gjinaj” ka shpall Fahrije Ymerin, mësimdhënëse të vitit, duke vlerësuar punën dhe kontributin e saj në edukimin e brezave, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i shkollës:
Sot kolektivi i shkollës sonë e shpalli mësimdhënësen e vitit arsimtaren znj. Fahrije Ymeri.
Përkushtimi dhe energjia pozitive janë pasqyra e punës sonë, andaj mësimdhënësja Fahrije është sinonim i saj.
Urime e shumë suksese për mësimdhënësen Fahrije Ymeri!
