Fahrije Latifi Retkoceri boton librin “Standardet e Praktikës Profesionale të Drejtorëve të Shkollave/IEAAP”

- Advertisement -

Është botuar libri i radhes për drejtor efektiv e profesional në IEAAP në Kosovë, nga autorja Fahrije Latifi Retkoceri me titullin “Standardet e Praktikës Profesionale të Drejtorëve të Shkollave/IEAAP”.

- paragrafi 1 -

Ky libër është një udhëzues i domosdoshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë praktikat profesionale në udhëheqje dhe menaxhimin e shkollave.

- Advertisement -

Duke e pasur të nevojshme që drejtorët të kenë njohuri rreth këtij procesi, pasi kohëve të fundit është duke u zhvilluar performanca/vlerësimi i punës së drejtorit, ky libër është më i përshtatshmi.

Autorja Fahrije Latifi Retkoceri ka thënë për AlbanianEducation.net se ky libër ndihmon drejtorët e institucioneve edukative arsimore aftësuese e profesionale në udhëheqjen dhe menaxhimin e shkollës, duke u bazuar në standardet e praktikës profesionale të dalura nga Ministria e Arsimit, njëherit përmes këtyre standardeve iu zhvillohet edhe vlerësimi i perfomonacës se drejtorit/es së IEAAP.

INTERVISTË | Drejtoresha Fahrije Ratkoceri: Një jetë kushtuar arsimit – sfidë dhe krenari kur kapa ditarin në dorë për herë të parë në vitin 1995

- Advertisement -