E diel, 24 Nëntor, 2024

Facebook pezullon versionin e Instagramit për fëmijë, shkak kritikat e shumta

- Advertisement1-

Facebook njoftoi të hënën se po ndalon projektin e tij “Instagram Kids” pas reagimeve të forta nga përdoruesit dhe ligjvënësit.


Shefi i Instagram, Adam Moseri tha se aplikacioni është për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.

- Advertisement -

“Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët,” tha kompania.

Mbyllja e projektit erdhi si rezultat i një raporti në Wall Street Journal që tregoi se Facebook kishte gjetur vazhdimisht se aplikacioni Instagram ishte i dëmshëm për shumë adoleshentë. WSJ ka cituar studime nga vetë Facebook gjatë tre viteve të fundit që tregojnë sesi Instagram ndikon te përdoruesit e rinj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...