Storie suksesi: Fabian Kamberi shqiptari i parë në Forbes për bizneset e vogla

- Advertisement -

Mesa duket, të rinjtë e vendit tonë nuk e kanë ndërmend të ndalen me punën dhe suksesin e tyre në shumë fusha të ndryshme, që nga arti e deri te shkenca.

Fabian Kamberi është bashkëthemelues i kompanisë SLAY, e cila është një start-up që përdor teknologjinë më të re të inteligjencës artificiale AI për rrjetet sociale dhe për të gjithë të apasionuarit pas lojërave si Fortnite, CS:GO e shumë lojëra të tjera kompjuterike.

- Advertisement -

Sipas prestigjiozes Forbes, kjo kompani e re ka më shumë se 20 milionë dollarë investim nga Accel Ventures, Scooter Braun, Riccardo Zacconi, Harry Stebbings dhe Scott Belsky, kompani këto që ndihmojnë në zhvillimin e start-upeve të reja siç është SLAY e Fabianit.

Kjo nuk ka kaluar pa një falënderim nga Fabiani, i cili në rrjetin e tij Linkedln ka falënderuar gazetën Forbes për vlerësimin ndaj tij dhe kompanisë SLAY.