Eva Millona, shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri emërohet në nivel të lartë në administratën amerikane

- Advertisement5 -

Eva Millona ka hyrë në histori si shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri që emërohet në një nga nivelet më të larta të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Ajo është caktuar në pozitën Assistant Secretary në Department of Homeland Security (DHS), një nga institucionet më të rëndësishme të qeverisë amerikane.

- Advertisement - M1

Millona është juriste e diplomuar në Universitetin e Tiranës, ku përfundoi studimet në Drejtësi.

Në Shqipëri ajo shërbeu si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, duke u bërë njëherësh gjyqtarja më e re në historinë e kësaj gjykate. Pas emigrimit në SHBA, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në fushën e politikave të emigracionit dhe mbështetjes për refugjatët.

img 6842 586x389 1

- Advertisement - m2

Ajo ka drejtuar programin e sistemimit të refugjatëve në Massachusetts Qendrore dhe ka pasur rol të rëndësishëm në organizatën Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition (MIRA), ku ka shërbyer fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit, më pas si Zëvendësdrejtore Ekzekutive dhe nga viti 2008 si Drejtore Ekzekutive.

Millona njihet gjerësisht si eksperte dhe lidere në çështjet e emigracionit dhe integrimit të refugjatëve. Emërimi i saj në Department of Homeland Security konsiderohet një arritje historike për komunitetin shqiptar dhe një dëshmi e kontributit të diasporës shqiptare në institucionet më të larta shtetërore të SHBA-së./Albinfo.ch