Etla Byberi nga Tropoja regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë

- Advertisement -

Etla Byberi nga Tropoja i është bërë ëndrra realitet pasi është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Etla e ka bërë Tropojën krenare, pasi është e vetmja maturante nga qyteti i Tropojës që këtë vit ndjek Mjekësinë.

- Advertisement -

Postimi nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi:

🌟 Mirëmëngjes me një shembull frymëzues nga Tropoja.

Mbesa ime, Etla Byberi, gjatë 12 viteve të shkollimit ka spikatur me përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, duke arritur gjithmonë rezultatet më të larta dhe duke u renditur më e mira.

- Advertisement -

Ajo e kurorëzoi këtë rrugëtim me sukses të shkëlqyer në Maturën Shtetërore, duke fituar 10 preferencat që kishte zgjedhur dhe duke vendosur të ndjekë ëndrrën e saj të madhe studimet në Mjekësi, këtu në Shqipëri. 🇦🇱

👩🏻‍⚕️ Një vajzë e jashtëzakonshme, plot vullnet e pasion, që e bën Tropojën krenare, pasi është e vetmja maturante nga qyteti që këtë vit ndjek Mjekësinë.

❤️ Një krenari e madhe për familjen tonë dhe një shembull frymëzues për të gjithë.
Suksese Etles dhe të gjithë të rinjve të Tropojës.