ETEA publikon gjetjet preliminare për sigurinë e fëmijëve në shkolla

- Advertisement5 -

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ETEA dhe Komuna e Prishtinës organizuan aktivitetin publik Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla, i cili mblodhi përfaqësues të institucioneve, shkollave, prindërve, nxënësve dhe organizatave partnere për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në shkollat tona.

- paragrafi 1 -

Ngjarja u hap me prezantimin e gjetjeve preliminare nga studimi “Perceptimet dhe përvojat e nxënësve për cilësinë dhe funksionimin e sistemit arsimor në Kosovë”, nga drejtori i ETEA-s, Agon A. Ahmeti.

- Advertisement - M1

Studimi tregoi se shumica e nxënësve e perceptojnë shkollën si një mjedis relativisht të sigurt, megjithatë sfida të rëndësishme vazhdojnë të mbeten të pranishme.

711752616 1039650191727648 6363534915392083267 n

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe gjetjeve për Komunën e Prishtinës dhe sfidave me të cilat përballen nxënësit e klasës së 9-të, të identifikuar si grupi më i ekspozuar ndaj rreziqeve që lidhen me sigurinë në shkollë.

- Advertisement - m2

Prezantimi u pasua me një diskutim me pjesëmarrjen e akterëve relevantë, duke përfshirë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës, Arianit Elshani, menaxheren e programeve të Terre des hommes – Kosovo, Maria Vuksani, drejtoren e SHFMU ” Nazim Gafurri” Prishtinë, Ardianë Makolli Sadiku, kryetarin e Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Hoxha Nexhmi, kryetaren e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Ema Kuçi, të cilët ndanë perspektivat dhe rekomandimet e tyre për krijimin e mjediseve shkollore më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe më mbështetëse për fëmijët.

712504540 1039645755061425 425373691105294593 n

Diskutimi u pasurua edhe nga pyetjet dhe komentet e pjesëmarrësve, duke e kthyer aktivitetin në një hapësirë të vlefshme dialogu mbi përgjegjësinë e përbashkët për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në shkolla.

Shqip | English