Dr. Esra Zhubi ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës (PhD) në Universitetin prestigjioz Semmelweis University në Budapest.
Doktorimi i saj është realizuar në fushën e Neurologjisë, duke shënuar një arritje të rëndësishme akademike dhe profesionale.
Mbrojtja e tezës së doktoraturës në Universitetin “Semmelweis”, një nga institucionet më të njohura mjekësore në Evropë, konsiderohet një sukses i veçantë dhe një hap i rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të karrierës së Dr. Zhubit.

Ky doktorim përfaqëson një kapitull të ri në rrugëtimin e saj profesional, duke dëshmuar përkushtim dhe nivel të lartë akademik në një fushë të rëndësishme të shkencave mjekësore./ Marrë nga Albinfo.ch