Esma Syla, është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Naim Frashëri”, në Podujevë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Mësimdhënësja e dalluar e shkollës sonë
Me rastin e festës së 7 Marsit, mësimdhënësja Esma Syla u vlerësua me mirënjohje, duke e marrë titullin “Mësimdhënëse e dalluar” e shkollës, në sajë të kontributit të dhënë përgjatë këtyre viteve për edukimin dhe arsimimin e brezave të njëpasnjëshëm.
Përtej qasjes mësimore, zonja Esma ka kultivuar dashuri dhe respekt te nxënësit, duke shërbyer si pishtar që vazhdon të ndriçojë ditë për ditë.
