E premte, 20 Shtator, 2024

Esma Fera, shkencëtarja shqiptare në Amerikë

- Advertisement1-

Esma Fera mban titullin e delegates së shquar të Universiteteve amerikane në OBSH në Nju-Jork.

Albinfo.ch sjell një tjetër histori frymëzuese të studentes nga Kosova, Esma Fera, e cila është zgjedhur asistente në Universitetin ‘New Haven’ në SHBA. Ajo merret me kërkime shkencore për kancerin në vezore dhe është pjesë e kompanisë ‘AstraZeneca’.

- Advertisement -

Esma ka lindur në vitin 2002 në fshatin Karaçevë në Kosovë. Që e vogël vajza kuptoi se ishte e apasionuar pas shkencës së gjenetikës, biologjisë dhe kodit gjenetik të njeriut, për të riparuar kështu strukturën e ADN-së.

Pasi përfundova shkollën e mesme në Kosovë, kuptova se prirjet e mia dhe infrastruktura në Kosovë nuk përkonin, kështu që vendosa të aplikoja për të ndjekur ëndrrën time në Shtetet e Bashkuara, ku dhe jetoj prej tre vitesh”, e nis kështu intervistën Esma, duke shtuar se falë pasionit për shkëncën sot është pjesë e Universitetit të New Haven, ku studion për Biologji Molekulare dhe Qelizore.

Tutje kalimi në sistemin arsimor amerikan i hapi vajzës së re një mundësi në rrugëtimin shkencor.

“Sipërmarrja ime e parë kërkimore përfshinte zbulimin e Parvovirusit B-19 në mostrat e zemrës së njeriut, duke tërhequr vëmendjen për potencialin novator. Kjo më hapi rrugën për të shfrytëzuar aftësitë e mia të biologjisë molekulare në një rol kërkimor në Shkollën e Mjekësisë Yale”, shtoi ajo, ndërsa tha se aktualisht është në prag të publikimit të zbulimeve të saj të reja në fushën e gjenetikës.

E pyetur nga moderatorja për mundësinë e shërimit të sëmundjeve nëpërmjet ndërhyrjes genetike në qeliza, Esma përgjigjet:

“Po, është e mundur, mund të këputet një gjen në atë segment të ADN-së që ka një problem dhe aty mund të eleminohet trashëgimia, kjo metodë po përdoret në biologjinë molekulare dhe unë e përdor në laboratorin tim”, u shpreh Esma, duke shtuar se nëpërmjet kësaj metode, mund të ndalojmë mutacionet gjenetike të qelizave kancerogjene në trupin e një njeriu.

- Advertisement -rrrrrrr

Përtej kërkimeve shkencore, ajo shfrytëzoi mundësinë për t’u praktikuar në AstraZeneca, një kompani prestigjioze bio-farmaceutike.

“Besimi im në fuqinë e shkencës ushqen dëshirën për të ndjekur një doktoraturë, me një vizion për përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimeve për pacientët me sëmundje të rralla dhe ata që vuajnë nga kanceri”, tha shkencëtarja e re.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...