E diel, 8 Shtator, 2024

Është vajzë! “Shehrazade” po bëhet nënë për herë të tretë, bën publik emrin e vogëlushes

- Advertisement1-

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel, e cila njihet për rolin e famshëm “Shehrazade” do të bëhet nënë për herë të tretë. Këtë lajm ajo e ka zbuluar më herët nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregoi se do të bëhej nënë e një vajze.


Brenda shumë pak momentesh kanë vërshuar komentet dhe urimet nga miqtë e fansat.

- Advertisement -

Së fundmi aktorja e dashur për publikun ka postuar disa foto në rrjetet e saj sociale nga pushimet në Bodrum dhe me këtë rast “Shehrazade” ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, ku dhe ka zbuluar emrin me të cilin çifti do të pagëzojnë vajzën e tyre.

“Kafja e mëngjesit me Leyla”, shkroi bukuroshja e ekranit duke zbuluar kështu edhe emrin e vajzës.

Aktorja u martua me Halit Ergenç në vitin 2009 dhe çifti i famshëm janë prindër të Han, djalit që erdhi në jetë marsin e vitit 2020.

Çifti turk është vënë shpesh në qendër të mediave për shkak të ulje-ngritjeve të shpeshta, megjithatë tani ata i kanë lënë pas të gjitha. Mesa duket të gjitha mosmarrëveshjet mes çiftit të famshëm janë bërë shkak për këto lajme të cilat jo rrallë herë kanë bërë bujë.

Ata janë njohur në vendin tonë nga telenovela “1001 netë“ me rolet përkatëse Onur dhe Shehrazade dhe vazhdojnë të jenë një çift i lumtur.

Ka qënë vetë aktori ai që ka reaguar kur është pyetur për martesën duke thënë se është lodhur me thashethemet mbi ndarjen e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

“Janë thashetheme të shëmtuara. Ne kemi një fëmijë dhe këto që thoni na kanë mërzitur shumë” – është shprehur Halit Ergenc.

Kujtojmë se “Shehrazade” është po ashtu nënë e Aliut, që e ka nga martesa e parë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...