Gordon Harrison, audiologu kryesor i “Specsavers”, shpjegon më shumë rreth këtij fenosmeni dhe se çfarë mund të bëhet për të shpëtuar prej tij.
Të gjithë mund të keni përjetuar një zhurmë të tmerrshme brenda kokës suaj pasi keni dalë nga një vend me muzikë të lartë. Por çfarë ndodh nëse kjo zhurmë irrituese nuk largohet?
Sipas “The Sun”, kjo zhurmë njihet si zilja e veshit. Ndërkohë, “the hum” është zhurma që krijohet kur njerëzit dëgjojnë një tingull me frekuencë të ulët. Mendohet se rreth 4 për qind e popullsisë së botës përjetojnë këtë gjendje, transmeton lajmi.net.
Gordon Harrison, audiologu kryesor i “Specsavers”, shpjegon më shumë rreth këtij fenosmeni dhe se çfarë mund të bëhet për të shpëtuar prej tij.
Gordon thotë: “Kjo është gjithmonë një pyetje interesante, por kurrë nuk mund të jepet vetëm në një përgjigje. Sigurisht, mund të ketë një zhurmë elektrike në sfond nga pajisje të caktuara siç janë frigoriferët dhe televizorët e vjetër, por zakonisht ato do të dëgjohen vetëm kur jeni në afërsi të pajisjes”.
Ai shpjegoi se nëse futeni në një dhomë anekoike (një dhomë e krijuar për të thithur plotësisht pasqyrimet e tingujve ose valëve elektromagnetike) shumë njerëz raportojnë se dëgjojnë një zhurmë nga veshët e tyre, e cila është e ndryshme nga një tingull i zakonshëm.
Gordon shtoi: “Veshët mund të gjenerojnë tinguj, të njohur si emetim otoakustik, që mund të maten, edhe pse njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë këto tinguj në jetën normale.”
Një përgjigje tjetër, thotë Gordon, është se disa njerëz në fakt përshtaten me tinguj të veçantë.
Si të shpëtoni nga kjo gjendje
Nëse po përjetoni ndonjë problem me veshët që ndikojnë tek cilësia e dëgjimit, atëherë duhet të bëni një kontroll. Audiologët do të jenë në gjendje të diskutojnë nevojat tuaja specifike.
Sipas Gordon, teknika të relaksimit ose CBT mund t’ju ndihmojnë. CBT (Terapia Kognitive e Sjelljes) është një lloj terapie e të folurit, e cila synon të ndihmojë njerëzit të menaxhojnë problemet e tyre duke ndryshuar mënyrën e të menduarit.
Terapia bazohet në konceptin se mendimet, ndjenjat, ndjesitë fizike dhe veprimet janë të gjitha të ndërlidhura.