E diel, 23 Shkurt, 2025

Është në diskutim publik: A duhet të merret në vendim që nxënësit t’i kenë veç dy periudha të vlerësimit?

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njoftoi sot se do të ketë disa ndryshime sa i përket mënyrës së vlerësimit të nxënësve të nivelit parauniversitar. Ministrja Nagavci dha detaje për Udhëzimin e ri Administrativ, që pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, i cili është për momentin në diskutim publik, viti shkollor parashihet të jetë i ndarë në dy periudha kohore, siç ishte më parë, në gjysmëvjetorin e parë dhe të dytë.

- Advertisement -

Kërkimi për ndryshimin e sistemit aktual, i cili kishte tri perioda, erdhi nga prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, thotë MAShTI.

Nagavci në Facebook tha: “Udhëzimi i ri Administrativ reflekton në: përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit, informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.”

Ky Udhëzim do të jetë në diskutim deri më 23 qershor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...