E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Është koha për të vdekur”, një nga nxënësit rrëfen ngjarjen tronditëse me 21 të vrarë në Teksas

- Advertisement1-

Një nxënës i klasës së katërt që i mbijetoi të shtënave masive të së martës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, tha se personi i armatosur u tha fëmijëve: “Është koha për të vdekur”.

I mbijetuari tha se ai ishte në klasën ngjitur ku ndodhej personi i armatosur. Pikërisht në atë moment, nënkoloneli Christopher Olivarez i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit tha për CBS News, se ai “filloi të qëllonte fëmijët dhe mësuesit që ishin brenda.”

- Advertisement -

“Ai hyri brenda dhe më tha, ‘Është koha për të vdekur’,” i tha djali gazetarit të KENS-TV Henry Ramos. Prindërit e tij nuk donin që ai të identifikohej në kamera, por djali donte të tregonte atë që ndodhi

Kur ai dhe nxënësit e tjerë në klasën ngjitur dëgjuan të shtëna, djali tregoi se u tha shokëve të tij të fshiheshin. Ai dhe katër të tjerë u fshehën nën një tavolinë.

“U fsheha menjëherë”, tha djali. “Dhe unë po i thoja shokut tim që të mos fliste se do të na dëgjojë.”

Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia. Një oficer u tha fëmijëve të bërtisnin nëse keni nevojë për ndihmë, tha djali.

“Një nga personat në klasën time bërtiti për ndihmë. Djali dëgjoi dhe ai hyri dhe e qëlloi atë”, tha ai. “Polici hyri në atë klasë, dhe më pas pati një përplasje mes autorit dhe policisë.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se tre oficerë u plagosën gjatë të shtënave, por se të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Kur të shtënat pushuan, nxënësi tha se u largua nga vendi ku ishte fshehur së bashku me shokun e tij.

- Advertisement -rrrrrrr

Dhe ndërsa ishin oficerët që ndaluan masakrën, djali tha se ishin mësueset, Irma Garcia dhe Eva Mireles, që shpëtuan jetën e tij dhe të fëmijëve të tjerë.

Mireles, 44 vjeç, ishte gjithashtu një mësuese e klasës së katërt, e cila kishte qenë mësuese për 17 vite. Në një postim në Twitter, vajza Adalynn shkroi se nëna e saj “sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar nxënësit.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...