E diel, 19 Janar, 2025

Është kjo Krishtlindja e parë e bebit tuaj? Këtu janë 5 gjërat bazë që duhet të bëni me patjetër

- Advertisement1-

Nëse kjo është Krishtlindja e parë për bebin tuaj, frymëzohuni nga ky shkrim për t’i bërë ato të paharrueshme. Ju duhen shumë pak gjëra.

1.Veshja është kryesorja, është gjysma e atmosferës. Për fat, sot në dyqanet për fëmijë mund të gjesh rroba me tematikë Krishtlindjeje. Ka për të gjitha moshat, edhe për fëmijë nga 0-3 muaj.

- Advertisement -

2.Krijo një album fotografik në pemë. Merr një foto të këtij viti të bebit tënd, vendose në një kornizë të vogël dhe vare në bredh. Bëj të njëjtën gjë Krishtlindjen tjetër dhe kështu, vit pas viti, do kesh krijuar një “album fotografik festiv” për fëmijën tënd.

3. Mos harro çorapen. Ajo është një nga simbolet e festave dhe nuk duhet të mungojë kurrsesi në Krishtlindjen e parë. Ju mund ta gjeni atë të gatshme, ose mund ta krijoni me çorapen e bebit. Mjafton t’i shtoni me qëndisje emrin e tij dhe vitin.

4. Bëji sa më shumë foto bebes. Ai do të jetë i veshur si elf, ose si Babagjysh dhe kjo do jetë diçka unike. Ose mund ta fotografosh pranë pemës apo dhuratave ngjyra-ngjyra. Gjithçka që ka lidhje me festën, për të pasur kujtime origjinale.

5.Shkruaji një letër fëmijës tënd. Ndonëse do të duhet të kalojë shumë kohë përpara se ai të mund ta lexojë, ky do të jetë një kujtim i mrekullueshëm për të ardhmen. Mos harroni të përmendni në letër se sa të lumtur jeni që po festoni Krishtlindjen e parë me të dhe se bebi është dhurata më e bukur që mund të merrnit për festa.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...