E premte, 29 Nëntor, 2024

Eseja nga nxënësja Debora Caka shpallet më e mira e muajit

- Advertisement1-

Nxënësja Debora Caka, nga shkolla Fiershegan në Lushnjë është shpallur fituese për esenë më të mirë të muajit  në projektin “Mendimi im, Forca Ime”, që përcjell vlerat dhe krenarinë për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, shkruan Albanian Education.

Njoftimi nga ministrja Kushi:

- Advertisement -

Në këtë muaj të festave më të rëndësishme fetare ju prezantojmë me esenë fituese në projektin “Mendimi im, Forca Ime”, që përcjell vlerat dhe krenarinë për bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

“Feja e shqyptarit asht shqyptaria”, motoja e Rilindjes Kombëtare që vazhdon të mbetet lajtmotivi i besimit fetar në vendin tonë. Bashkëjetesa dhe harmonia fetare janë vlerë dhe shprehje e qytetërimit të një kombi, e në Shqipëri këto janë identiteti ynë.

E ku ka më bukur se krenaria e bashkëjetesës njerëzore brenda një komuniteti, që ngërthen ndryshime pikpamjesh për jetën, ritesh fetare apo stilesh jetese! Është ky një realitet që mbetet i pandryshueshëm si krenari ekzistenciale mbi bindjet, frymën dhe respektin reciprok fetar.

Në fakt, historia shqiptare ka sjellë ndër vargshekujsh rrugnaja të pashkelura. Ky popull i vogël e ka mbjellë farën frymëzuese të vlerës së besimit në fqinjësi pa lakmi, duke vizituar paqësisht fqinjin në xhami, në kishë a në teqe, duke kthyer frymën e dyshimit në farë besimi se Zoti është një dhe njësoj për të gjithë.

Të jetosh në harmoni, është shumë më tepër se të jetosh dhe kjo buron nga dëshira dhe dashuria për njëri-tjetrin, për jetën që jetohet në mënyra të ndryshme, por që në thelb mbetet unike bashkëjetesa.

Bashkëjetesa jonë fetare është shembull se si komunitetet fetare mbajnë një raport të respektit reciprok dhe të një bashkëpunimi të njerëzishëm, duke u bërë atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut ndërfetar, shembull i mirëkuptimit fetar dhe i mospërdorimit të dhunës. Një mozaik i vendosur mbi një shtrat të fuqishëm, të përforcuar në rrjedhën e historisë dhe në vazhdimësinë e saj.

- Advertisement -rrrrrrr

Ky vend i vogël, por me kaq shumë vlera, është një model i admirueshëm se si njerëzit nga fetë e ndryshme mund të bashkëjetojnë duke zgjedhur dashurinë dhe harmoninë. Familje të ngritura mbi këtë pranim dhe respekt, duke i kultivuar këto vlera me krenari ndër breza e duke mësuar se pranimi i diversitetit jo vetëm në fe, është çelës për paqen dhe stabilitetin e një kombi.

Le t’i përqafojmë ngjashmëritë që na lidhin e të mos i lejojmë dallimet të na përçajnë. Jemi bashkë me besimin në Zot, në komb dhe në dashuri.

Debora Caka, shkolla Fiershegan, Lushnjë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi nga...

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...