Eseja e nxënëses Dardane Bala nga Peja që preku zemrat në 17 Shkurt

- Advertisement5 -

Në shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosova, përveç atmosferës së festës dhe krenarisë, pati edhe momente të thella reflektimi mbi sakrificën dhe rrugëtimin e vendit drejt lirisë.

- paragrafi 1 -

Nxënësja Dardane Bala, vetëm 10 vjeçe, nga familja Bala e Peja – një familje që ka përjetuar dhimbjen e luftës. Me një pjekuri që tejkalon moshën e saj, ajo ndau me dëgjuesit një ese prekëse, një mesazh që buron nga zemra dhe që përçon ndjenjën e kujtesës, respektit dhe shpresës.

- Advertisement - M1

Nxënësja sot ishte mysafire në Radio1 në Pejë ku tregoi rrëfimin e saj që solli emocione të forta, duke rikujtuar plagët e së kaluarës, por njëkohësisht duke theksuar forcën dhe qëndrueshmërinë e familjeve kosovare përballë sfidave.

Përmes fjalëve të saj të sinqerta, Dardania përcolli një mesazh uniteti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.