E diel, 23 Shkurt, 2025

Ese nga nxënësja, Betime Jakupi: Fotoja që dhemb më shumë se sa e gjithë historia – foto e një varri te paidentifikuar

- Advertisement1-

Nxënësja e SHFMU”Qamil Ilazi” nga Kaçaniku i Vjetër ,Betime Jakupi krijoi një ese të mrekullueshme, kushtuar Rrugës së Pavarësisë së Kosovës e motivuar nga mësuesja Vlora Rexha

Fotoja që dhemb me shumë se sa e gjithë historia ,është një foto e një varri te pa identifikuar.

- Advertisement -

-Eh….në Kosovën tonë të dashur kemi shumë të tillë.-Kemi edhe prej atyre qe janë ende të hapur duke i pritur të rënët.

Të shkruajmë Pavarësinë e shtetit tonë do të thotë se duhet t’i përkujtojmë rrugën,sakrificën,gjakun,ndarjet,dëshirat qe kemi pasur për të arritur gjërë tek kjo ditë 17Shkurt2008.

Padyshim që kjo gjë nuk ishte aspak e lehtë t’a mendosh,e le më t’a jetosh.

Nuk është sikur të vallëzosh me fustanin blu e kordelin e verdhë,mbi petalet e luleve,apo t’a hapesh celularin e te klikosh ne lojërat moderne.

-Jo!mjafton t’a heqim fotografinë prej kornize,e t’i vështrojmë moshatarët tonë,të cilëve çdo vit i hedhim lule mbi varre ,në vend të librave mbi banka;T’i dëgjosh rrefimet e ushtarëve që ishin personazh kryesor të luftës;T’i japësh karrocës së një invalidi,apo çdo ditë t’ia sjellësh bastunin një të verbëri,që copëza e granatës i’a vodhi ngjyrat e syve.
“Mjaft është mjaft”Kosova është e pavarur,citoi Xhorxh Bush në pritjen që i është bërë në kryeqendrën shqiptare.
“Lirinë nuk ua solla unë,atë e kishit në gjak “theksoi i madhi Bill Klinton

Kosova lind përsëri Adema, e nuset e Kosovës do lindin yje të Yllnajës së Mjellmave.Do vjen liria e bashkë me të do të lulëzojë Pavarësia.

- Advertisement -rrrrrrr

Moj e çmuara Pavarësi….
Dritë dritëzove në Kosovën e lirë,
Gurë gurëzove në atë errësirë.

-Sa bukur qëndron Pargamena e shpalljes së Pavarësisë, që ishte dhuruar me dashuri nga Muzeu i Londrës.

Sa krenar e kokëlartë qëndrojmë kur këndohet Himni i Kosovës,sa me krenari e mburrje përcillet Garda e Ushtrisë së Kosovës.

Tanimë Kosova është shtet.

-Ne morëm atë që merituam e armiku mbeti armik.

Nëse dimri do të thoshte:”Kam pranverë në zemrën time”kush do t’a besonte?!

-Ashtu edhe ne nuk i besuam ulërimave të ujkonjave të natës,por besuam në zhurmën që bënin krahët e rrahur të Shqiponjës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...