Erza Geci, nga Llausha e Skenderajt ka diplomuar në master, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë babai i saj, Esat Geci, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ndjehet krenar për arritjet e vajzës së tij.
“Kjo arritje nuk është vetëm një diplomë, por një dëshmi e karakterit, këmbënguljes dhe pasionit të saj për arsimin”, shkruan Esat Geci.

Postimi i tij:
Sot është një nga ditët më të rëndësishme dhe më krenare për mua si prind. Vajza ime, Erza Geci, diplomoj në Master me temën: “Roli i udhëheqësit në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në arsimin fillor.”
Punimi i saj trajton një çështje thelbësore për zhvillimin e sistemit arsimor, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes efektive në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, fuqizimin e mësimdhënësve dhe krijimin e një kulture bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional në shkollë.
Ky hulumtim dëshmon pjekuri akademike, përgjegjësi dhe vizion për të kontribuar realisht në përmirësimin e arsimit fillor.
Si prind, e kam parë nga afër përkushtimin, sakrificat dhe seriozitetin me të cilin ajo e ka ndjekur këtë rrugëtim. Kjo arritje nuk është vetëm një diplomë, por një dëshmi e karakterit, këmbënguljes dhe pasionit të saj për arsimin.
Erza, jam pafundësisht krenar për ty. Ky është vetëm fillimi i një rruge të suksesshme profesionale. 🎓✨