Erona Syla nga Ferizaj diplomon në mjekësi në moshën 22-vjeçare

- Advertisement -

Erona Syla, një vajzë e talentuar nga Ferizaj, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke diplomuar në mjekësi në moshën vetëm 22-vjeçare.

- paragrafi 1 -

Me përkushtim, disiplinë dhe dashuri për profesionin, ajo ka përfunduar studimet në një periudhë të shkurtër, duke u bërë shembull frymëzimi për të rinjtë që synojnë arritje të mëdha në moshë të re, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sot, me datë 21.07.2025 mbrojta me sukses temën time të diplomës me titull: “Ndikimi i mjeteve elektronike në çrregullimet e sjelljes te fëmijët”, dhe morra titullin Doktor i Mjekësisë!

Në këtë udhëtim të gjatë e sfidues drejt diplomimit, falënderimi më i madh i takon familjes sime – për dashurinë, mbështetjen dhe durimin e palëkundur në çdo hap.

- Advertisement -

Falënderoj mentorin tim Prof.Dr. Naim Zeka për angazhimin dhe mbështetjen akademike.
Poashtu falënderoj anëtarët e komisionit Prof.Dr. Sefedin Muçaj dhe Prof.Dr. Vlora Ismaili-Jaha për fjalët e mira dhe vlerësimin korrekt.

Nuk mund të lë pa përmendur miqtë e mi të afërt dhe gjithë ata që më qëndruan pranë, më motivuan, më mbështetën dhe më dhanë fjalën e duhur në momentet më të vështira.
Ky punim nuk është vetëm një rezultat i përpjekjeve
të mia, por edhe një pasqyrim i dashurisë, mbështetjes dhe përkushtimit që kam marrë nga njerëzit që më rrethojnë. Ju falënderoj nga zemra!
Me respekt,
Dr. Erona Syla