Erolina Demaku, vajza e veteranit të UÇK-së diplomon në Fakultetin e Arkitekturës

- Advertisement -

Erolina Demaku, vajza e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Demaku, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT.

- paragrafi 1 -

Tema e saj e diplomës i kushtohet masakrës së Poklekut dhe është një projekt përkujtimor që synon të ruajë kujtesën kolektive për viktimat e pafajshme të luftës.

- Advertisement -

Përmes arkitekturës, ajo ka ndërtuar një rrëfim që flet për dhimbjen, mungesën dhe forcën e kujtimit — duke i dhënë zë atyre që nuk patën mundësinë të flasin.