Ermira Ymeraj: ‘Nese nji shoqni nënvlerëson mësuesin, në t’vertetë ka nisë me harru vetvetën’

- Advertisement -

Nga Ermira Ymeraj, Përgjegjëse e Sigurimit të Cilësisë në USH

- paragrafi 1 -

Te dashtun mesimdhanës!

- Advertisement -

Ne nje Shqipni me njeqind halle, arsimi asht shpresa e vetme qi duhet me ia vu mendjen e me e ba detyrë paresore. Ne nji vend ku shume gjana si dinjiteti, morali, lekunden, une veç lypi shpresën ne nji thirrje alarmi per pedagoge dhe studente, mos me ra, mos me u lekunde, mos me u dorezu, perballe heshtjeve, mungesave dhe zhgenjimeve.

Ne nji Shqipni me njeqind halle, arsimi asht njaja shtyllë qe ka me mujt me pru ndryshimin. E megjithatë, bash njaty ku duhet te fillojë ndryshimi, ne bankat e shkollës, ne auditoret e universiteteve, na ndjejmë lodhje, pasiguri dhe humbje besimi.

Asht e vertete: gjithnji e ma e veshtire asht t’u u ba me kene mesimdhanës e mbajtës i mantelit te dijës. A e veshtire me punue ne kushte jo te dinjitetshme, me kene i përkushtum ne nji shoqëri qe rralle e ma mire hiç se shpërblen dijen dhe ku shpesh mesimdhania shihet jo si mision, por si punë alternative.

- Advertisement -

Asht plagë qe me dhemb, kur e prekum si realitet faktin, qe rinia nuk e sheh ma as si profesion mesimdhanien. Profesioni i mësuesit nuk asht ma ajo mundesi per dinjitet, a ndikim e rritje shpirtërore, por per te rinjtë, asht nji rrugë e veshtire qe nuk premton siguri materiale. Kjo asht nji nga humbjet ma t’mdha morale qe i ka ndodhe ketij vendi.

Nese nji shoqni nënvlerëson mësuesin, ne t’ vertetë ka nise me harru vetveten. Mësuesi asht kujtësë, ai asht qenia qe i meson njeriut te lexojë botën, te meson me vue ne dyshim te dhanat, te meson me kërkue kuptimin dhe drejtësinë. Dhe ky nuk eshte thjesht profesion, asht akt i përditshëm ndërtimi.

Me kene student sot, n’kyt botë qe te rrokullis me shpejtësi, me rritje imazhi krejt lehtë e me nji sukses te menjëhershëm, don me thanë me guxu me e ngadalësu. Me mësue don me thanë me reflektu, me lexu thellë, me kuptu se formimi universitar asht nji riformim i vetvetes, a nji mënyrë te re e te menduemit, per me ndërtue karakterin dhe ndërgjegjen.

E Universiteti a zemra e ketij rrugëtimi. Pa pasë debat, mesimi vdes. Debati asht nji akt i thellë qytetar, qe lind qysh njat moment kur ti degjon me respekt e flet me argumenta, kur meson mos me pasë frikë se mendon ndryshe. Ndersa na jena ba nji shoqni qe nuk mesojmë me debatue, tuj kuptue se kemi mbërritë ne ate fazë qe po paguejme çmimin me nji shoqni qe nuk pranon ma shtyllat e moralit dhe qe asht qorrue e tana.

Sot, mesimdhanësi e te nxanunit duhet me ba bashkë e me shkue përtej orëve te mesimit, me u përpjekje me ndërtue ate qe e kemi hupe rrugës, arsimi a themeli i qytetarisë dhe i përgjegjesisë.

Fillojeni me vetedijen se çdo orë mesimi asht nji akt shprese, e çdo pyetje nji hap drejt dritës, çdo debat nji provë mundësie.

Ne nji Shqipni me njeqind halle, Ju mesimdhanës mos u dorezoni, edhe pse sot jeni ne minorancë, po dhe nji ne mbette ai le te ndriçoje rrugën e te tjerëve.

Me xhanë duhet me xhanë, veç kështu mund te bahena.

© Portali Shkollor