Ermela Rugova zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Trepça” në Banjë të Istogut

- Advertisement -

Ermela Rugova është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Trepça” në Banjë të Istogut, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i shkollës:

- Advertisement -

Shkolla jonë ka nderin të shpall mësuesen Ermela Rugova si “Mësuese të Dalluar” për vitin shkollor 2024/2025, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Ky vlerësim i jepet si rezultat i përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm në procesin edukativo-arsimor, profesionalizmit të lartë dhe ndikimit pozitiv në zhvillimin akademik dhe moral të nxënësve.

- Advertisement -

Mësuesja Ermela Rugova ka dëshmuar një angazhim të palëkundur në promovimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, duke krijuar një ambient të frytshëm për nxënësit dhe duke kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit në shkollën tonë.

Drejtoria dhe kolektivi i shkollës e falënderojnë mësuesen Ermela Rugova për kontributin e saj të çmuar dhe i urojnë suksese të mëtejshme në misionin fisnik të edukimit të brezave të ardhshëm📚