Erleta Muçaj merr titullin doktoreshë e Stomatologjisë

- Advertisement -

Erleta Muçaj ka marrë titullin doktoreshë e Stomatologjisë. Njoftimin e ka dhënë ajo përmes një postimi në Facebook, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Më 14 korrik mora titullin Doktoreshë e Stomatologjisë🤍

Ndihem e privilegjuar për profesionin që kam zgjedhur dhe për mundësinë që sot ta përmbyll këtë kapitull me dinjitet dhe krenari.

Përjetësisht falënderuese prinderve të mi Serbeze Kabashi -Muçaj & Sefedin Muçaj, sepse përmes syve tuaj kam parë artin e mjekësisë shumë përpara se ta lexoja në libra. Ju jam borxh gjithë jetës.🤍

- Advertisement -

Motrës sime, Elza Muçaj. Në ty pashë çfarë uroj të shoh te vetja,dashurinë për punën dhe përkushtimin pa kompromis.🤍

Islës, dashurisë sime. Faleminderit që më dhe qetësi kur nuk e gjeja dot vetë…për këtë, e shumë më shumë, të jam përjetësisht mirënjohëse.🤍

Kam pasur nderin të udhëhiqem nga mentori im, Prof. Asoc. Dr. Shefqet Mrasori, PhD, nga i cili mësova përkushtim dhe profesionalizëm – vlera që do të më udhëheqin si në rrugëtimin tim profesional dhe atë personal.

Faleminderit znj. Prof.Lulëjeta Ferizi-Shabani edhe për Prof. Argjira Veseli për mbështetjen e vazhdueshme dhe udhëheqjen tuaj në procesin e vlerësimit.

Shoqërisë sime për kujtimet e bukura që do t’i mbaj me vete përherë, si një pjesë e çmuar e këtij udhëtimi.
Të gjithë ju që keni lënë gjurmë në këtë arritje.
Ju jam mirënjohëse!
Dr. Erleta Muçaj