Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga institucionet akademike japoneze.
Ky sukses konsiderohet një arritje e veçantë jo vetëm për Krasniqin, por edhe për Vushtrrinë, duke dëshmuar potencialin e të rinjve vushtrrias në arenën ndërkombëtare akademike.
Për këtë arritje ka reaguar edhe kompania “Dijari sh.p.k”, e cila përmes një mesazhi publik e ka uruar Krasniqin për suksesin e tij.
“Ndihemi krenar që ishim pjesë e këtij rrugëtimi të Erjonit dhe i urojmë suksese më tutje”, thuhet në urimin e kësaj kompanie.
Vlen të theksohet se suksese të tilla të të rinjve nga Vushtrria vazhdojnë të jenë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja që synojnë arritje në fushën e arsimit dhe shkencës.

