Erëza Vranovci nga Ferizaj diplomon në Mjekësi



nder titull

- Advertisement5 -

Erëza Vranovci ka diplomuar me afat rekord në Fakultetin e Mjekësisë, duke ia shtuar mjekësisë ferizajase edhe një mjeke të përgjithshme.

- paragrafi 1 -

Ismet Vranovci, babai i Erëzës, njëherësh zyrtar komunal, ka uruar të bijën, duke treguar se mantelbardhja pas 6 vitesh punë e përkushtim, “vajza ime Erëza në afat rekord diplomoi ne fakultetin e Shkencave Mjekësore, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme dhe fitoi titullin Doktoreshë”.

- Advertisement - M1

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për ty”, ka shkruar Ismet Vranovci nga Prelezi i Muhaxherëve.

Erëza ishte dalluar që në shkollë fillore për shkathtësitë në mësime dhe mprehtësinë në mendime.

Këtë e ka spikatur edhe babai i saj, krenar me suksesin e së bijës doktoreshë.

- Advertisement - m2

“Me vullnetin dhe këmbënguljen tënde arrite një sukses të jashtëzakonshëm. Qofshin ditët e tua të mbushura me suksese, shëndet dhe gëzim. Vazhdo të shkëlqesh ashtu siç ke bërë deri më sot.

Uroj që me dijen dhe humanizmin tënd të ndihmosh shumë njerëz dhe të lësh gjurmë të mira kudo që të punosh. Të priftë e mbara doktoresha babit!”, ka shkruar Vranovci në Facebook.

er

Shqip | English