Erëza Ibrahimi nga Drenica diplomon me sukses të jashtëzakonshëm në Universitetin e Ghentit



nder titull

- Advertisement5 -

Erëza Ibrahimi ka përmbyllur me sukses studimet master në shkencat juridike në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, duke arritur një tjetër sukses të rëndësishëm akademik.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Izet Ibrahimi, përmes një postimi publik, ku bëri të ditur se gjatë ceremonisë së diplomimit, Erëza u rendit ndër gjashtë studentet me notën më të lartë të punimit të masterit nga e gjithë gjenerata e diplomuar për vitin 2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Sipas tij, ky vlerësim përbën një arritje të veçantë, duke kurorëzuar përkushtimin dhe punën e saj gjatë studimeve në një prej universiteteve më të njohura në Evropë.

“Për ne prindërit dhe Hekuranin, një akt i tillë ishte i veçantë dhe na bëri shumë krenarë”, ka shkruar Izet Ibrahimi në reagimin e tij.

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për Erëza Ibrahimin dhe një moment krenarie për familjen e saj.

- Advertisement - m2

ereza 1

erzz

Shqip | English