Erëza Hoti nga Rahoveci fiton titullin Doktoreshë e Mjekësisë

- Advertisement5 -

Krusha e Madhe dhe Rahoveci janë bërë me një profesioniste të re në fushën e mjekësisë. Erëza Hoti ka mbrojtur me sukses temën e diplomës me titull “Alternativat kirurgjike të trajtimit të obezitetit”, duke përmbyllur studimet dhe duke fituar titullin Doktoreshë e Mjekësisë.

- paragrafi 1 -

Ky sukses shënon një arritje të rëndësishme në rrugëtimin akademik të saj, pas viteve të përkushtimit dhe angazhimit në studimet e mjekësisë. Tema e trajtuar nga Hoti fokusohet në një nga sfidat bashkëkohore të shëndetit publik, duke analizuar alternativat kirurgjike që përdoren në trajtimin e obezitetit.

- Advertisement - M1

Arritja e saj është pritur me krenari nga familja, miqtë dhe komuniteti i Krushës së Madhe dhe Rahovecit, të cilët e vlerësojnë këtë sukses si një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e sektorit shëndetësor.

721332922 1494033959408546 4005342590738901450 n

Me fitimin e titullit Doktoreshë e Mjekësisë, Erëza Hoti i bashkohet brezit të profesionistëve të rinj që synojnë të japin kontribut në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe avancimin e shkencës mjekësore në vend.

Shqip | English