Erërat e forta dëmtojnë kulmin e shkollës në Zhabar të Mitrovicës – të hënën nuk mbahet mësim

- Advertisement -

Javën e parë të nëntorit, Kosova është përfshirë nga moti më shi e kohë pas kohe me erëra të forta.

- paragrafi 1 -

Gjatë së dielës, në disa qytete janë shkaktuar dëme si pasojë e erërave.

- Advertisement -

Drita Kadriu, drejtoreshë e SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar, ka njoftuar se kulmi i shkollës është dëmtuar.

Pas njoftimit, kanë intervenuar zjarrfikësit dhe policia.

Ndërkaq për shkak të kësaj, mësimi gjatë ditës së hënë nuk do të zhvillohet.

- Advertisement -

Postimi i Kadriut:

Njoftim

Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar,
Për arsye se erërat e forta e kanë hjekur pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet.

Për hapat e mëtejm do të ju njoftojmë me kohë përmes menaxhimentit të shkollës.
E falëmnderoj policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre.

Gjithashtu e falëmnderoj edhe sekretarin e shkollës dhe stafin teknik që me përkushtim profesional në këto situata të vështira për shkollën ishin në shkollë në krye të detyrës.
Juaja,
Drita