“Erdhe papritur por më ke ndriçuar jetën o Diell”

- Advertisement -

Në familjen e moderatores shumë të dashur nga publiku, Arbana Osmani, sot është festë.


Djali i saj i vogël, Diell ka ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga moderatorja.

- Advertisement -

Ajo ka postuar në Instagram një kolazh fotosh, ku shfaqet Dielli, Joni dhe padyshim Eduarti në momente të ndryshme gjatë vitit.

Arbana e ka shoqëruar me një dedikim tepër emocionues, duke theksuar se është dhurata më e bukur dhe më e papritur që Zoti i ka bërë.

“Gëzuar Ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që me risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund te lindë sërish. Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama❤️”, ka shkruar Arbana krahas fotove.

- Advertisement -