Erdajt Sopjani, për të dytin vit radhazi ka fituar vendin e parë në “Javën e Shkencës”, garë kjo e cila organizohet nga Don Bosko, shkruan AlbanianEducation.net.
Qëllimi i kësaj gare është promovimi i inovacioneve shkencore të nxënësve në nivel të shkollave të mesme.
Për këtë aktivitet, Erdajti ka krijuar një platformë të quajtur CodeVerseAI, poashtu një model LLM të veçantë.
Në këtë platformë përfshihen shumë kategori si: Asistenti Virtual, gjenerimi i fotove, videove dhe zërit, si dhe intervista pune me Intelegjencë Artificiale, e cila si kategori që në momentin që u krijua, ishte e para në botë.
