Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova, ka deklaruar se inspektorët e arsimit duhet të kenë integritet të lartë profesional dhe personal, sepse ata janë garantues të cilësisë në shkolla dhe shembull i drejtësisë në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i saj i plotë:
Inspektorët e arsimit duhet të kenë integritet të lartë profesional dhe personal, sepse ata janë garantues të cilësisë në shkolla dhe shembull i drejtësisë në arsim.
Ata duhet të tregojnë paanshmëri dhe drejtësi në atë mënyrë që vendimet dhe raportet e tyre duhet të jenë të bazuara vetëm në fakte e standarde ligjore, pa ndikime politike, shoqërore apo personale.
Duhet të kenë ndërgjegje profesionale dhe kujdes që vlerësimet e tyre të jenë të sakta, objektive dhe me përgjegjësi të plotë.
Dhe parimi kryesor etika, ku duhet të ruajnë konfidencialitetin e informatave dhe të mos i përdorin ato për përfitime personale.
Pra, integriteti i inspektorit të arsimit është pasqyra e besueshmërisë së sistemit arsimor.