E hënë, 24 Shkurt, 2025

Eranda Kumnova-Baci: Në javën e parë të shtatorit të 2023-tës i kemi pasur veç 20% të nxënësve të pajisur me libra

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumanova-Baçi në cilësinë e dëshmitares është intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore për nxënësit e Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Gjatë intervistimit të drejtoreshës në Komisionin Hetimor Parlamentar, ajo deklaroi se në javën e parë të shtatorit të vitit 2023, vetëm 20% të nxënësve në Gjakovë i kanë pasur të pajisur me tekste shkollore.

- Advertisement -

“Në javën e parë të shtatorit 2023 ne kemi pas vetëm 20% të pajisur me tekste shkollore… Deri në fund të muajit shtator, kemi pasur diku 35-40% të pajisur me tekste shkollore” – ka treguar drejtoresha Kumanova-Baçi.

Sipas drejtoreshës Kumanova-Baçi, në vitin shkollor 2023/2024 i kanë pasur të regjistruar 1,050 nxënës të klasave 1 deri 9 në Gjakovë.

Drejtoresha Kumanova-Baçi ka treguar se vetëm dy librari në komunën e Gjakovës kanë qenë pothuajse të furnizuara me të gjitha tekstet shkollore të të gjitha shtëpive botuese.

“Nga 6 libraritë që punojnë në Gjakovë, vetëm 2 librari janë furnizuar me të gjitha tekstet shkollore dhe ato dy nuk i kanë pasë të gjitha tekstet e shtëpive botuese” – ka thënë Kumanova-Baçi.

Si rrjedhojë, ajo tha se prindërit në Gjakovë është dashur t’i blejnë tekstet shkollore në libraritë e komunave tjera.

Ajo ka njoftuar se 64 fëmijë të komuniteti rom, ashkali, egjiptian janë ankuar në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë për shkak se nuk ishin pajisur me tekste shkollore.

- Advertisement -rrrrrrr

Për këta fëmijë të komuniteti që janë ankuar, Kumanova-Baçi njoftoi se është zgjidhur problemi pasi i kanë informuar Ministrinë e Arsimit për ankesat e tyre.

Sa i përket subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, Kumanova-Baçi tha se 40% e prindërve kanë pasur probleme në aplikimin online në platformën e-Kosova për subvencionimin.

Sipas drejtoreshës Kumanova-Baçi, prindërit në Gjakovë kanë bërë përzgjedhjen e teksteve shkollore sipas dëshirës së tyre dhe kjo ka sjell probleme te shkollat.

Po ashtu, drejtoresha Kumanova-Baçi ka shtuar se ka pasur prindër që i kanë keqpërdorur mjetet që i kanë marrë nga subvencionimi për blerjen e teksteve shkollore. / Shkrimi i plotë KALLXO.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...